E turpshme/ Huliganët maqedonas me kore fashiste ndaj shqiptarëve

E turpshme/ Huliganët maqedonas me kore fashiste ndaj shqiptarëve

18:33, 15/04/2019

Nuk kanë munguar incidentet në derbin e “zjarrtë” mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovëse vlefshme për javën e 28-të në Ligën e Parë të Maqedonisë Veriore.

Tifozët maqedonas “Komiti” sërish kanë shfryrë urrejtjen ndaj shqiptarëve, ndërsa huliganët maqedonas të Vardarit kanë nisur të lëshojnë në kor ofendime dhe fyerje fashiste në drejtim të shqiptarëve.

Ulërimat anti-shqiptare të huliganëve të tërbuar maqedonas në një moment të ndeshjes detyruan edhe arbitrin kryesor që të ndërpresë takimin për disa minuta.

Të pakënaqur nga rezultati, huliganët maqedonas në fund të neshjes kanë hedhur mjete të ndryshme në fushë, duke qëlluar edhe mbrojtësin e Shkëndijës, Mevlan Murati.

Ndërkohë, nga komisioni garues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë thonë për gazetën Lajm se të martën (16 prill 2019) do të kenë mbledhje dhe se pritet të ngritet procedurë kundër klubit të Vardarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment