Dalin detajet/ Ja dita kur Edy Reja mbërrin në Tiranë, zyrtarizohet trajner i Kombëtares

Dalin detajet/ Ja dita kur Edy Reja mbërrin në Tiranë, zyrtarizohet trajner i Kombëtares

17:41, 15/04/2019

Edoardo Reja duket se është emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar përfaqësuesen kuqezi në eliminatoret e Euro 2020.

Sipas raportimeve të fundit në media, thuhet se Reja do të mbërrijë ditën e martë në Tiranë për të nënshkruar edhe kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Më pas ditën e mërkurë do të ketë një takim zyrtar mes palëve në Tiranë për të përcaktuar detajet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Stafi i tij do ta shoqërojë në aventurën e re dhe pritet, që ndihmësi i tij të jetë Alesandro Kalori, i cili ka një kontratë të lidhur me Ternanën.

Edy Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci. Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment