Vinicius: Kur flet Zidane, duhet vetëm ta dëgjosh!

Vinicius: Kur flet Zidane, duhet vetëm ta dëgjosh!

17:14, 15/04/2019

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka folur për raportet me Zinedine Zidanen.

Talenti i “Los Blancos” ka thënë se tekniku francez është një person me autoritet të madh, ndërsa ëndrra e tij është të luajë me përfaqësuesen e Brazilit.

“Kur dikush me atë nivel të autoritetit flet, atëherë ju vetëm dëgjoni”, ka thënë Vinicius për Zinedine Zidanes.

 “Zidane ka luajtur në nivelet më të mëdha dhe ka fituar gjithçka si trajner, pra kur shkon të flasësh me atë je pak i shqetësuar, por është fantastik. E di që ai i jep rast të gjithë lojtarëve në ekipin e parë dhe unë jam i bindur se do të rikthehem në formë të plotë dhe do kem gjithashtu mundësitë e mia”, vijoi ai.

Të luash në Kupën e Amerikës? “Jam duke u përgatitur për këtë, po stërvitem shumë dhe shpresoj mund të luaj në disa ndeshje këtë me Real Madridin, pastaj të marr ftesë nga përfaqësuesja”, ka thënë Vinicius.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment