Ky është lajmi i fundit nga Chiellini, për sfidën e kthimit me Ajaxin

Ky është lajmi i fundit nga Chiellini, për sfidën e kthimit me Ajaxin

15:25, 15/04/2019

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, duket se nuk do të ketë të gatshëm Giorgio Chiellinin për ndeshjen e kthimit ndaj Ajaxit në “Allianz Stadium”.

Gjithçka është e hapur në këtë përballje, pasi në takimin e parë skuadrat u ndanë në barazim 1-1.

Por, para ndeshjes së kthimit, një lajm i keq ka ardhur nga Torino për tifozët e skuadrës së Juventusit.

Sipas raportimeve të “SportMediaset” në stërvitjen që do të fillojë në orën 16:15, të gjithë lojtarët kanë filluar të vijnë, përveç Giorgio Chiellinit, i cili është parë duke u larguar nga kampi.

Qendërmbrojtësi italian kishte munguar edhe në ndeshjen e parë të luajtur në “Johan Cruyff Arena”, por besohej se mund të kthehet në ndeshjen e dytë.

Ai nuk ia doli që të tejkalojë problemin e tij me muskujt, dhe Allegri duhet të mendojë për një tjetër opsion në repartin e mbrojtjes.

Në dyshim është edhe mesfushori Emre Can, mirëpo për këtë të fundit, mediet italiane raportojnë se do të jetë i gatshëm për paraqitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco