Marotta sqaron të ardhmen e Spallettit dhe Mauro Icardit

Marotta sqaron të ardhmen e Spallettit dhe Mauro Icardit

15:04, 15/04/2019

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, në një intervistë për “Rai Sport”, ka shtyrë çdo vendim lidhur me të ardhmen e Mauro Icardit për në fund të sezonit.

“Vlerësimet do të bëhen në momentin e duhur, për ne është një lojtar i rëndësishëm, por përcaktuese do të jetë edhe dëshira e tij”, theksoi Marotta.

Më pas ai u ndal të fliste edhe për trajnerin aktual të zikaltërve Luciano Spalletti.

“Është e drejtë që t’i japim besim Spallettit,  ka krijuar një strukturë në skuadër, zërat për Conten lindin nga fakti që ai është një trajner fitues dhe është në merkato, por Spalletti ka edhe dy vite kontratë me Interin”, deklaroi administratori i deleguar i zikaltërve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment