Juventusi gati të shesë Paolo Dybala, për të blerë ‘Ronaldon e ri’

Juventusi gati të shesë Paolo Dybala, për të blerë ‘Ronaldon e ri’

13:33, 15/04/2019

Joao Feliks është një nga lojtarët më të talentuar të futbollit evropian dhe që premton një karrierë të madhe.

19-vjeçari, i cili cilësohet si “Ronaldo i ri”, po mrekullon me paraqitjet e tij dhe Juventusi i është vënë nga pas për ta blinduar lojtarin.

“Zonja e Vjetër” është një nga skuadrat më të interesuar për momentin dhe është gati të shesë Paolo Dybala për të siguruar portugezin.

“Calciomercato.it”, raporton se Feliks ka thënë po për interesin e “Zonjës së Vjetër” dhe do që të nisë bisedimet.

Feliks është gati të luajë në krah të Ronaldos dhe të rritet në krah të idhullit të tij.

Ky operacion pritet të mbyllet për 120 milionë euro dhe do ta mbyllin Mendes dhe Paratici, personat që mbyllën dhe operacionin e kalimit të Ronaldos te Juventusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco