Dhuna në Kavajë/ Magani akuzon gjyqtarët: Pa diskutim ishin kundër nesh!

Dhuna në Kavajë/ Magani akuzon gjyqtarët: Pa diskutim ishin kundër nesh!

21:37, 13/04/2019

Trajneri i Besës, Gugash Magani akuzoi gjyqtarin Klajdi Kola, i cili sipas tij ishte kundër ekipit kavajas, që në disa raste i ndëshkoi, por me kartonin e kuq i vuri vulën gjithçkaje.

Në një intervistë për mikrofonin e “RTSH Sport” pas ndeshjes së ndërprerë me Bylisin, Magani mori përsipër lojën jo të mirë të skuadrës së tij por theksoi që arbitri mori vendime të gabuara.

“Dua ta filloj nga pjesa teknike e lojës. Ka qenë prej dy faktorëve. Nuk e administruam presionin, sepse mund të luanim edhe për barazim. E dyta, arbitrat kanë qenë të paragjykuar që kur erdhën. Kam gjithë të drejtën t’i paragjykoj këto arbitra, pasi pamë lojën. Unë nuk jam një trajner i ri, që t’ia lë fajin të tjerëve. Ne kemi mëkatet tona. Kemi bërë një ndeshje të dobët, por ishte 0-1, dhe mund të ndryshonte nga momenti në moment. Goli i bërë nga Ballshi, ishte faull para se topi të shkonte atje. Kemi dyshime për një penallti në fillim të ndeshjes. Kartoni i kuq ia vuri vulën çdo gjëje. Nuk e imagjinoj dot një njeri që ka kaq vite që arbitron. Nuk e kuptoj pse dha karton të kuq për lojtarin tonë. Gjyqtari ka qenë padiskutim kundër nesh.

Kemi pasur sinjalizime nga presidenti, që do vijë arbitër i FIFA-s, dhe do ishte mirë për të dyja skuadrat. Loja fitohet në fushë, dhe arbitrat thjesht mbajnë drejtësi. Por, ky gjyqtar ishte shumë i paragjykuar. Edhe po të mos dilnim në fushë, do e merrte kundërshtari ndeshjen në fushë. Nuk mund ta them është i paaftë ky gjyqtar apo jo, për sa kohë gjykon në Superiore. Rasti i kartonit të kuq them që është gabim me dashje. Ne jemi mësuar që në Shqipëri të mos themi të vërtetën ne trajerat, por unë po e them. Unë marr përsipër ndeshjen jo të mirë të ekipit tim, por them edhe gabimet e arbitrave.” – deklaroi Magani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco