Juventus përgatit kontratën e re për Moise Kean. Klauzola

Juventus përgatit kontratën e re për Moise Kean. Klauzola

23:51, 11/04/2019

Skuadra e Juventusit po mendon që ta blindojë talentin premtues të saj, Moise Kean.

19-vjeçari ka regjistruar paraqitje fenomenale në ndeshjet e fundit me Juventusin, duke qenë vendimtar në disa raste.

Sipas “Calciomercato”, Juventusi po përgatit ofertën për kontratën e re për Moise Kean, kontratë kjo që do të rriste vlerën e lojtarit.

Kontrata aktuale e Kean skadon në vitin 2020, dhe “Zonja e vjetër” ka frikë se mund ta humbasë lojtarin nëse kontrata aktuale skadon.

Juventus po mendon që t’i vendosë lojtarit një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

Kujtojmë se më herët skuadra e Juventus kishte refuzuar një ofertë prej 12 milionë eurosh të ardhur nga Feynord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco