Juventusi siguron mbrojtësin brazilian

Juventusi siguron mbrojtësin brazilian

22:22, 11/04/2019

Juventusi ka arritur të sigurojë një tjetër goditje për merkaton e verës, pasi ka bërë të mundur transferimin në Torino, të anësorit brazilian Wesley.

Mbrojtësi, i lindur në vitin 2000, ka qenë pjesë e Flamengos, por i përfundoi kontrata me brazilianët dhe tashmë do të veshë fanellën e Juventusit.

Ka qenë vetë Wesley që ka pozuar me xhupin e Juventusit, nga Torino, ndërsa në rrjetet sociale ka shkruar: “Gati për një tjetër sfidë”.

Futbollisti është transferuar te Juventusi, falë punës së menaxherit të njohur Mino Raiola, që arriti ta bindë të mos rinovojë me Flamengon dhe t’u bashkohet bardhezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco