Trukimet e ndeshjeve detyrojnë Federatën të ndërpresë kampionatin

Trukimet e ndeshjeve detyrojnë Federatën të ndërpresë kampionatin

20:59, 11/04/2019

Trukimet e ndeshjeve në favor të basteve sportive kanë detyruar Federatën e Futbollit në Qipro që të ndërpresë aktivitetet e divizionit të dytë dhe kanë detyruar policinë vendase që të vihet në veprim për të pastruar futbollin në vend.

Prej kohësh, kampionati qipriot i futbollit është aluduar se është arenë trukimesh në favor të basteve në kompanitë aziatike.

Kjo nuk ka ndryshuar asgjë, ashtu si edhe sinjalizimet e vazhdueshme nga UEFA të dërguara në Federatën e Futbollit, e pafuqishme ose pa dëshirën për të ndalur këtë fenomen, pak a shumë si në vendin tonë.

Por, sipas “vipsport”, duket se kërcënimet e fundit nga UEFA për vendime drastike ndaj futbollit qipriot kanë bërë punën e vet.

Federata ka bërë të ditur se ka ndaluar të gjitha ndeshjet e Divizionit të dytë.

Gjithçka ishte vendosur në konsultim me UEFA-n, e cila pret të ketë ndonjë ndryshim në aspektin e pastrimit të kampionatit, pasi çështja ka kaluar në duart e policisë vendase.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se po heton 3 ndeshje të kampionatit dhe një të Kupës, ndërsa ka kërkuar ndihmën e autoriteteve në vende në të cilat janë hedhur bastet e sinjalizuara nga sistemet e UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco