Situata e Gattusos dhe ndëshkimi nga UEFA, Maldini sqaron ‘çështjet e nxehta’ të Milanit

Situata e Gattusos dhe ndëshkimi nga UEFA, Maldini sqaron ‘çështjet e nxehta’ të Milanit

18:38, 11/04/2019

Te Milani janë të qetë për rrezikun që mund t’i vijë nga UEFA për Fair Play-n Financiar.

Kjo kuptohet edhe nga fjalët e legjendës kuqezi, Paolo Maldini, që shprehet i kënaqur edhe me punën e trajnerit Gattuso.

“Komunikimi me UEFA-n nuk është një surprizë, pasi prej kohësh zhvillojmë dialog të përjavshëm me organin drejtues të futbollit. Gjithsesi, mbetet për t’u diskutuar çështja e keqmenaxhimit para grupit Elliot. Lidhur me stolin, jemi shumë të kënaqur me Rinon, posti i të cilit, dua ta theksoj, nuk ka qenë kurrë në diskutim, pasi jemi të bindur se ai është trajneri i duhur për këtë skuadër”, pohoi ish-mbrojtësi i kuqezinjve.

Më pas, Maldini flet për sanksionet që mund të vijnë nga UEFA.

“Edhe vitin e shkuar duhet të ishim përjashtuar nga kompeticionet europiane, por më pas ndërhyri Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe gjithçka u zgjidh. Ne, si klub, dëshirojmë që përballja të jetë gjithnjë nëpërmjet dialogut. Fair Play Financiar ka rritur detyrimet e klubeve në futbollin europian, por të mos lejosh një klub me borxhe të impenjohet në merkato është e papranueshme. UEFA e ka kuptuar se me këtë bord drejtuesish Milani është një klub i shëndetshëm, pa borxhe, dhe që dëshiron të rikthehet në nivelet e larta”, deklaroi Maldini.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco