Sherr te Bayern Munchen, dy lojtarët grushte me njëri-tjetrin në stërvitje

Sherr te Bayern Munchen, dy lojtarët grushte me njëri-tjetrin në stërvitje

17:44, 11/04/2019

Edhe pse Bayern Munchen iu rikthye rezultateve pozitive në kampionat, tensioni në kampin bavarez duket i pashmangshëm.

Mediat gjermane raportojnë se paraditen e sotme dy futbollistët, Robert Lewandowski dhe Kingsli Coman, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas “Bild”, polaku ka kritikuar francezin. Edhe ky i fundit nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet, teksa situata ka agravuar në përplasje fizike.

Lewandowski dhe Coman nuk i kanë kursyer grushtet mes tyre.

Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë mbrojtësit Sule dhe Boateng.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco