Sfida me Ajaxin, Allegri merr vendimin për Ronaldon

Sfida me Ajaxin, Allegri merr vendimin për Ronaldon

22:00, 09/04/2019

Trajneri i Juventusit, Masimilliano Allegri, doli në konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme, në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Ajaxit, ku dha edhe një lajm të mirë për tifozët, që me shumë mundësi Ronaldo do të jetë në fushë.

“Nesër na duhet të jemi më sulmues dhe të kemi më shumë kurajo se në ndeshjen ndaj Atleticos, sepse nuk mund të largohemi nga këtu pa shënuar. Nuk është diçka që ndodh shpesh përmbysja që bëmë në fazën e kaluar.

Me shumë mundësi Ronaldo do të luajë. Na vjen keq që nuk do të kemi Chiellinin dhe Emre Can, por të tjerët janë mirë. Të kemi Duglas Costën është e rëndësishme. Dybala u stërvit mirë këtë mëngjes. Rugani do të luajë si qendërmbrojtës dhe është një mundësi e mirë për të”, deklaroi tekniku i bardhezinjve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco