Balotelli rrezikon të mbyllë para kohe sezonin

Balotelli rrezikon të mbyllë para kohe sezonin

19:40, 09/04/2019

Që kur u transferua në janar te Marseille, Mario Balotelli dha sinjale për rikthimin për të disatën herë në nivele të larta, pasi në 10 ndeshje arriti të shënojë 7 gola dhe ishte shumë pranë rikthimit në kombëtaren italiane.

Megjithatë një incident në ndeshjen e javës së kaluar mes Marseille dhe Bordeax, ka bërë që Balotelli të rrezikojë një pezullim prej 8 javësh, çka do të përkthehej në mbyllje të parakohshme të sezonit për të.

Sulmuesi italian u përfshi në një dyluftim me mbrojtësin brazilian të Bordeaux, Pablo, të cilin e goditi duke i thyer kockën e hundës, por arbitri nuk e pa këtë veprim, duke mos ndëshkuar italianin.

Tashmë gjithçka është në dorë të gjykatës sportive në Francë, që do të analizojë pamjet filmike dhe nëse do ta konsiderojë të vullnetshme goditjen, atëherë pritet të japë një dënim nga 5-8 javë për italianin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco