Interi humbet titullarin e skuadrës për këto sfida

Interi humbet titullarin e skuadrës për këto sfida

17:25, 09/04/2019

Marcelo Brozovic humbet dy sfidat e ardhshme të Interit dhe bën me dhimbje koke Luciano Spallettin, i cili në takimet ndaj Frosinones dhe Romës nuk do të mund të mbështetet te shërbimet e mesfushorit kroat.

Brozovic në këtë sezon është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm për Spallettin, që e ka përshtatur që në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në rolin e regjisorit në mesfushë dhe çdo aksion sulmues i Interit lind nga këmbët e 26-vjeçarit.

Analizat e detajuara të cilave iu nënshtrua Brozovic paraditen e sotme evidentuan një dëmtim muskular.

Mesa duket largimi i parakohshëm nga fusha në duelin e fundjavës ndaj Atalantës ka lënë pasoja te mesfushori kroat, i cili tashmë rrezikon të mungojë edhe në supersfidën ndaj Juventusit, edhe pse javën e ardhshme Brozovic do t’u nënshtrohet të tjera analizave dhe në kampin zikaltër do të tentojnë të bëjnë mrekullinë për ta rikuperuar që për sfidën ndaj Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco