FOTO/ Njihuni me futbollistin më të shpejtë të kampionatit

FOTO/ Njihuni me futbollistin më të shpejtë të kampionatit

16:29, 09/04/2019

Timoti Fosu-Mensah, mesfushori 21-vjeçar holandez në pronësi të Manchester United i huazuar te Fulhami, është lojtari më i shpejtë në Premier Ligë: me një shpejtësi maksimale të regjistruar prej 33,8 km/h.

Në këtë klasifikim special që i përket vetëm kampionatit anglez, pas Fosu-Mensah (që mund të luajë edhe si mbrojtës krahu) renditet Ruben Winagre (Wolverhempton), Leroi Sane (Manchester City), Deandre Jedlin (Neucastle), Felipe Anderson (West Ham) e Divok Origi (Liverpool).

Prej 2017-ës ai është pjesë e kombëtares së Holandës së stërvitur nga Ronald Kuman, ndërsa këtë sezon me Fulhamin ka zhvilluar 11 ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco