Jordi Cruyff: Ronaldo është i pavdekshëm njësoj si babai im!

Jordi Cruyff: Ronaldo është i pavdekshëm njësoj si babai im!

15:40, 09/04/2019

Djali i legjendës holandeze Johan Cruyff, Jordi, beson se Cristiano Ronaldo, e ka fituar një vend në listën e futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve përkrahë babait të tij.

Cruyff e ka krahasuar Ronaldon me babanë e tij të ndjerë, i cili e kishte shijuar karrierën edhe si lojtar, edhe si trajner, në Ajax dhe Barcelonë.

“Në futboll ka shumë të vdekshëm dhe vetëm pak të pavdekshëm. Mund të them se si babai im, Cristiano do të mbahet mend gjithmonë”, ka thënë Cruyff për Gazzetta dello Sport.

“Së bashku me Messin, pa pasur nevojë të them se cili nga ta është më i mirë. Shumë futbollistë kanë pasur sukses për një sezon, por vetëm këta të dy kanë qenë të suksesshëm për 15 sezone”, përfundoi ai.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, e ka shijuar sezonin e tij debutues në Torino me Juventusin, duke i shënuar 23 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco