Gjimshiti: Icardi mund të shënojë gjithmonë, ja si e bllokova

Gjimshiti: Icardi mund të shënojë gjithmonë, ja si e bllokova

06:45, 08/04/2019

Inter barazoi 0-0 kundër Atalantës së Berishës dhe Gjimshitit.

Berat Gjimshiti ishte një nga më të mirët në fushë e lojës për Atalantën, pasi me markimin thuajse perfekt që i bëri Mauro Icardit, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një pikë të rëndësishme.

Në përfundim të sfidës, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare doli para gazetarëve ku vlerësoi Icardin, duke e cilësuar një sulmues të aftë të shënojë në çdo moment.

“Vuajtëm shumë në fillim, pasi Interi presonte shumë lart, pro me kalimin e minutave, u futëm në lojë. Icardi më ka ikur në një moment, por për fat të mirë nuk shënoi”, u shpreh Gjimshiti.

“Është një sulmues i madh, që mund të shënojë në çdo moment, por sot për fat ia dolëm ta bllokojmë. Kemi vuajtur, por në fund mendoj se ky barazim ishte i drejtë për të dy skuadrat“, shtoi mbrojtësi i Kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco