VIDEO/ Lenjani në superformë, shënon pa u mbushur ende 1 minutë lojë

VIDEO/ Lenjani në superformë, shënon pa u mbushur ende 1 minutë lojë

16:24, 07/04/2019

Ermir Lenjani ka shënuar sërish në ndeshjen mes Sionit dhe Luzernit.

Lojtarit shqiptar i ka mjaftuar vetëm një minutë të gjejë golin e avantazhit për Sionin.

Forma e tij është shumë e mirë, pasi në mesjavë shënoi një dopjetë.

Ky është goli gjashtë në këtë sezon për futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Lenjani ka goditur jashtë zone me të djathtën dhe topi ka shkuar në cepin e portës, duke mos i lënë hapësira portierit të reagojë.

Kujtojmë se Lenjani nuk është grumbulluar në ndeshjet e fundit nga ish-trajneri i Kombëtares, Christian Panucci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco