Rrëfehet zv/presidenti i Juventusit: Mezi e mbajtëm Ronaldon, donte të...

Rrëfehet zv/presidenti i Juventusit: Mezi e mbajtëm Ronaldon, donte të...

14:08, 07/04/2019

Cristiano Ronaldo do gjithmonë të luajë dhe të fitojë. Madje edhe atëherë kur nuk duhet për shkak të dëmtimeve.

Sipas asaj që tregon zv/presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, bardhezinjve u është dashur shumë punë të bindin yllin portugez se ndaj Milanit nuk mund të luante.

 “Na u desh ta ndalnim atë. Ai natyrisht do të jetë gati për ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League kundër Ajaxit”, zbulon Pavel Nedved.

Juventusi fitoi 2-0 përballë Milanit, duke vendosur një dorë te titulli i rradhës kampion në Serie A, ndërsa Ronaldo e ndoqi ndeshjen nga tribuna e “Allianz Stadium”.

Ai pësoi një dëmtim me Portugalinë gjatë ndeshjes kundër Serbisë, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco