Dhimbje koke për Allegrin/ Një tjetër dëmtim para Ajaxit

Dhimbje koke për Allegrin/ Një tjetër dëmtim para Ajaxit

13:55, 07/04/2019

Dhimbje koke te Juventusi. Pavarësisht fitores me aromë titulli përballë Milanit, bardhezinjtë duhet të bëjnë llogaritë me dëmtimet para sfidës së Champions League kundër Ajax.

Përveç Ronaldos që vijon rikuperimin, dje është dëmtuar edhe mesfushori turko-gjerman, Emre Can.

Ka qenë trajneri Massimiliano Allegri që ka folur për lëndimin e ish-mesfushorit të Liverpool.

“Ka një ndrydhje të këmbës, por është një situatë pak delikate. Shpresoj që dëmtimi të jetë i lehtë, por do të shohim se si do të shkojnë gjërat deri ditën e ndeshjes”, tha Allegri.

Në rast se mungese të Can, vendin e tij në formacionin titullar pritet ta zerë Sami Khedira, i cili nuk po kalon një formë optimale me kampionët e Italisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco