FOTO/ Lewandowski kalon 200 golat në Bundesligë, ja skuadrat e tij të 'preferuara'

FOTO/ Lewandowski kalon 200 golat në Bundesligë, ja skuadrat e tij të 'preferuara'

13:37, 07/04/2019

Robert Lewandowski ishte vendimtar në fitoren e djeshme të Bayern Munchen përballë Borussi Dortmund, e mbyllur në shifrat 5-0.

Ylli polak shënoi një dygolësh duke marrë edhe kryesimin e golashënuesve në Bundesligë.

Por nuk mbaron me kaq. Me dy golat ndaj Dortmundit, Lewandowski e ka çuar në 201 numrin e golave të realizuar në elitën e futbollit gjerman, me Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Nga shifrat e golave vihet re se, ekipi i preferuar i polakut është Wolfsburg, të cilit i ka shënuar 20 gola.

Pas Wolfsburgut është Augsburgu që Lewandowski i ka shënuar 18 gola, ndërsa Bremen, Mainz e Freiburg kanë pësuar nga 14 gola prej bomberit polak.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco