Çfarë ndodh me Juventusin nëse Napoli nuk mposht sot Genoa-n?

Çfarë ndodh me Juventusin nëse Napoli nuk mposht sot Genoa-n?

13:30, 07/04/2019

Fitorja e Juventusit kundër Milanit po afron bardhezinjtë me titullin e tetë radhazi. Skuadra e Massimiliano Allegrit e e sheh veten 21 pikë para Napolit të vendit të dytë, që sot në mbrëmje pret në "San Paolo" Genoan.

Nëse Elseid Hysaj me shokë humbasin sot, atëherë bardhezinjtë shpallen edhe matematikisht kampionë, edhe pse mbeten edhe 7 javë të tjera për tu luajtur.

Nëse Napoli fiton festa do të shtyhet për javën tjetër, kur Juventusi do të luajë ndaj SPAL-it dhe do të mund të bëjë festë nëse në fund të 90 minutave merr 3 pikët.

Një tjetër alternativë është që javën e ardhshme, si Juvja ashtu edhe Napoli të vendosin një barazim në duelet respektive.

Rënditja provizore në Serie A:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco