VIDEO/ Ish lojtari i Kombëtares s'di të ndalet, gol dhe asist në Bjellorusi

VIDEO/ Ish lojtari i Kombëtares s'di të ndalet, gol dhe asist në Bjellorusi

13:14, 07/04/2019

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në Bjellorusi. Sulmuesi shqiptar është lideri i ekipit të tj të Shakhtyor Soligorskit dhe këtë e ka treguar dhe me fillimin e sezonit të ri. 31-vjeçari ishte titullar nga minuta e parë në ndeshjen e e luajtur në transfertë kundër Neman Grodno dhe Soligorski fitoi 0-3.

Ai u kthye në protagonist, pasi në minutën e 60' përshëndeti rrjetën duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Festa e shqiptarit nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm pas 7 minutash dhuroi asisit duke vulosur rezultatin në 3-0 për bjellorusët. 

Bakaj u zëvendësua në minutën e 77' nga trajneri i tij, ndërkohë që Saligorski kërkon titullin kampion këtë sezon. Edicioni ka nisur mbarë pasi kanë 6 pikë në 2 ndeshje, ndërsa Bakaj tashmë ka gjetur dhe golin e parë për këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco