'Kur Ronaldo dilte para pasqyrës e thoshte: Jam më i bukur se Messi'

'Kur Ronaldo dilte para pasqyrës e thoshte: Jam më i bukur se Messi'

12:53, 07/04/2019

Nuk është e lehtë të arrish aty ku ka arritur sot ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Business Insider zbuloi se 33-vjeçari bën tetë orë gjumë, gjë që i jep atij mjaft kohë për t’i kryer ushtrimet e barkut para mëngjesit, dhe se pi shumë lëngje gjatë ditës.

Rutina e tij kur mbërrin në stadium, megjithatë, është paksa më ndryshe.

Wayne Rooney pati thënë më parë se ish-anësori i Manchester Unitedit e shikonte veten në pasqyrë për ta përgatitur veten në mënyrë psikike.

Ish-sulmuesi i Anglisë Peter Crouch zbuloi se legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, i kishte treguar atij një histori të yllit portugez.

“Rio Ferdinand na rrëfente tregime për Cristiano Ronaldon, sesi portugezi qëndronte para pasqyrës i zhveshur, i fërkonte flokët dhe thoshte ‘Uau. Jam shumë i bukur’”, pati zbuluar Crouch për Daily Mail.

“Futbollistët e tjerë të Unitedit përpiqeshin ta tallnin: ‘Dosido. Leo Messi është futbollist më i mirë se ti”.

“Dhe ai do t’i rrudhte krahët dhe buzëqeshte përsëri: ‘Ah po. Por Messi nuk duket kështu”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco