Ylli i Premier Ligës filmon veten, duke sulmuar seksualisht një femër gjatë kërcimit

Ylli i Premier Ligës filmon veten, duke sulmuar seksualisht një femër gjatë kërcimit

12:10, 07/04/2019

Një futbollist i Premier Ligës është akuzuar se ka filmuar veten duke sulmuar seksualisht një femër i ardhur në qejf nga të pirët dhe droga.

Viktima, së cilës nuk i jepet emri, shkruan sot The Sun, pretendon se ai e sulmoi atë pasi piu shumë e thithi avuj droge në një klub nate në Londër.

Gruaja, që e cila tha se ishte e traumatizuar nga incidenti, ishte ftuar t’i bashkohej lojtarit të Kupës së Botës në zonën VIP.

Ajo tha se e ai e zgjodhi atë dhe e filmoi për të bërë xheloz një tjetër futbollist me të cilin ajo ishte e lidhur në atë kohë dhe për t’i dërguar videon.

Ish-i dashuri i saj, që luan për një klub të Premier Ligës, nuk ishte atje në kohën e incidentit.

Ajo pretendoi se ai ishte përpjekur ta dehte dhe u zemërua kur ajo i tha jo. Ai dyshohet se qëndroi prapa saj dhe i mbështeti duart mbi fustan.

E mërzitur nga ky incident, ajo i tha Daily Star: “Ai ishte i pirë shumë kishte tymosur shumë krak. Sa më shumë e injoroja, ai më shumë donte ta fyente, ai nuk ishte aspak i lumtur. Pastaj ai filloi të më tërheqë drejt vetes. Unë e shtyva për ta ndaluar dhe i thashë të ndalonte.

Nuk bëra asgjë për ta inkurajuar që të vazhdonte, por kjo dukej sikur kishte efekt të kundërt.

Në fund të mbrëmjesm, ai erdhi dhe më kërkoja të shkoja në shtëpi me të. I thashë që sigurisht që jo, ndaj ai më tha mua të zhdukesha."

Gruaja ka bërë denoncimin në Polici./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco