Barça i hap rrugën largimit të Rakitiç, por në pole-position nuk është Inter

Barça i hap rrugën largimit të Rakitiç, por në pole-position nuk është Inter

10:26, 07/04/2019

 “Rinovimi i Rakitiç? Të shohim”. Kështu është shprehur presidenti i Barcelonës Bartomeu për ESPN, i pyetur për një largim të mundshëm të mesfushorit kroat Ivan Rakitiç. Një përgjigje diplomatike, por që e le të hapur mundësinë e ndryshimit të fanellës për ish lojtarin e Sevillas.

Përgjigja e numrit një të Barcelonës kënaq Interin, që prej kohësh interesohet për shërbimet e kroatit, por më parë, drejtuesit zikaltër duhet të mposhtin konkurrencën e fortë të disa skuadrave angleze, që sipas Calciomercato, për momentin janë në pole-position.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco