FOTO-MOVIOLA/ Arbitri fundosi Milanin, dy penallti të mohuara dhe...

FOTO-MOVIOLA/ Arbitri fundosi Milanin, dy penallti të mohuara dhe...

10:02, 07/04/2019

35-vjeçari gabon në shumicën e vendimeve, madje edhe me ndihmën e teknologjisë nuk arrin të vendosë drejtësi. Sinjalet e para vijnë në fillim të pjesës së parë, kur Leonard Bonucci dhe Bentanccour ia hedhin pa kartonë pas ndërhyrjeve ndaj Piatek dhe Borinit, duke u mjaftuar me këshillime, ndonëse meritonim të kundërtën.

“VAR”/”JO VAR” – Momentet e inkriminuara nga Milani janë dy. I pari është në minutën e 35-të, kur arbitri dhe teknologjia e gjykojnë të pavullnetshme prekjen me dorë të Alex Sandros brenda zonës. As tri minuta këshillime nuk shërbejnë për të korrigjuar vendimin e nxituar. Menaxhim analog edhe në minutën e 78-të, kur Kastijeho mbahet nga fanella në zonë prej Mandzukiçit, por Fabri përsëri nuk sheh faull.

Arbitri nuk sheh as goditjen e kroatit (do të ishte i verdhi i dytë) në zonë në kaviljet e Romagnolit, por më parë ishte treguar i aftë të shihte një ndërhyrje inekzistente (minuta 77) të Çalhanoglusë, të cilit i tregon të verdhin, ndonëse nuk e preku Bernardeschi. Asnjë diskutim në rastin e penalltisë së Dybalas, pas faullit të Mussachios.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco