FOTO/ Barça me një dorë te titulli, tifozët 'ngrenë në qiell' Messin dhe kapen me Realin e CR7-ën

FOTO/ Barça me një dorë te titulli, tifozët 'ngrenë në qiell' Messin dhe kapen me Realin e CR7-ën

09:39, 07/04/2019

Barcelona “vuri njërën dorë” te titulli kampion i Spanjës, pasi mposhti 2-0 në “Camp Nou” Atleticon e Madridit, që ishte njëkohësisht edhe rivali kryesor i tyre në këtë betejë.

Katalanasit dominuan takimin për gjatë gjithë 90-minutëshit, duke përfituar edhe nga fakti që miqtë nga Madridi luajtën për më tepër se 60 minuta, me një futbollist më pak.

Me këtë fitore, Barcelona çoi në 11 pikë diferencën nga Atletico e vendit të dytë dhe kur kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi, duket e pamundur që dikush t’u rrëmbejë titullin atyre.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë foto dhe meme që ngrenë lart Lionel Messin dhe si gjithmonë ngacmojnë Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon. /Syri.net

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco