Formacionet e mundshme të Inter-Atalanta/ Gjimshiti dhe Icardi titullar, Berisha në stol

Formacionet e mundshme të Inter-Atalanta/ Gjimshiti dhe Icardi titullar, Berisha në stol

09:08, 07/04/2019

Etrit Berisha në stol dhe Berat Gjimshiti titullar. Kështu mund ta nisë ndeshjen e sotme kundër Inter trajneri i Atalantas Giampiero Gasperini.

Sfida e “San Siro”-s vlen Champions Leaguen për të dyja ekipet, ndaj dhe ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

Për vendasit nuk janë të gatshëm De Vrij dhe Martinez, ndërsa për miqtë sulmuesi kryesor Duvan Zapata. Por tjetër lajm është fakti se Mauro Icardi mund të jetë sërish titullar, ashtu si në fitoren 0-4 kundër Genoas.

Kujtojmë se ndeshja e fazës së parë përfundoi me fitoren 4-1 të Atalantas, ku një ndër golat u shënua nga mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti. /Syri.net

Formacionet e mundshme:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D'Ambrosio, Miranda, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi. A disposizione: Padelli, Berni, Cédric, Dalbert, Ranocchia, Borja Valero, Joao Mario, Vecino, Candreva, Keita. Allenatore:Luciano Spalletti.

ATALANTA (3-4-2-1): Gollini; Mancini, Djimsiti, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Pasalic; Ilicic. A disposizione: Berisha, Rossi, Castagne, Ibanez, Palomino, Reca, Kulusevski, Pessina, Piccoli, Barrow. Allenatore: Gian Piero Gasperini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco