Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Në 'San Siro' pa njeriun-gol/ Zapata: Atalanta mund të fitojë edhe pa mua

Në 'San Siro' pa njeriun-gol/ Zapata: Atalanta mund të fitojë edhe pa mua

08:51, 07/04/2019

Inter-Atalanta është kryendeshja e kësaj të diele në Serie A. Zikaltrit duan fitoren për të blinduar vendin e tretë, ndërsa miqtë nga Bergamo për të kaluar Milanin dhe për të qenë ata skuadra e katërt italiane që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por Atalanta vjen sot në “San Siro” me një mungesë të madhe: Duvan Zapata.

Njeriu-gol te Atalanta nuk do të jetë i gatshëm për Gasperinin në sfidën e orës 18:00 dhe kjo mund të jetë një mungesë që në fund të 90 minutave mund të vlejë shumë.

Por sipas vetë sulmuesit, Atalanta mund të fitojë edhe pa të.

 “Më vjen shzumë keq, por herët a vonë do të vinte ky karton. Ishte e shkruar. Inter mund të mundet edhe pa mua”, ka thënë Zapata, citon Corriere di Bergamo. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco