Si e ka buxhetin Laçi? Starova: Kur sheh shifrat e Real Madrid...

Si e ka buxhetin Laçi? Starova: Kur sheh shifrat e Real Madrid...

08:42, 07/04/2019

Mori drejtimin e Laçit në një moment mjaft të vështirë për skuadrën, duke u bërë trajneri i 5-të sezonal për bardhezinjtë, ndërsa në pak javë i transformoi dhe i riktheu sërish në garën për një vend në kupat europiane.

Bëhet fjalë për Sulejman Starovën, një emër mjaft të njohur të trajningut shqiptar, që pas një aventure në Superligën e Kosovës, u rikthye sërish në Shqipëri dhe po tregon se mbetet nga më të mirët në fushën e tij.

Për të diskutuar në lidhje me vendimin për t’iu bashkuar Laçit, por edhe mënyrës së si arriti të shndërrojë kurbinasit, Starova ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në Supersport.

Messi apo Ronaldo, nga anon më shumë Starova?
Unë si juventin, do të doja të kishim në skuadër Messin, jo Ronaldon. Jam mjaftueshëm i kënaqur me Ronaldon, por preferoj argjentinasin.

Te Laçi thuhet se buxhetin e keni të mirë…
Kur dëgjon shifrat e Realit, e kupton vetë si e kemi buxhetin (qesh). Laçi ka një buxhet shumë të mirë për kampionatin tonë. Skuadra ka marrë pjesë në Kupat e Europës, ka shitur 2-3 lojtarë dhe ka krijuar buxhet të mirë. Megjithatë ne kemi problem në Shqipëri, pasi marrim lojtarë nga tregu i huaj dhe i paguajmë me 4-5 mijë euro, ndërkohë që nuk vlejnë as një mijë euro.

Çfarë ndryshuat në këtë skuadër, që e kthyet në rrugën e suksesit?
Kam gjetur një skuadër tradite dhe me shpirt të lartë gare, si pak skuadra në Superiore. Laçi ka financim korrekt dhe me buxhete mjaft të mira, ndaj nuk ka asnjë befasi në këto rezultate.

E kishit menduar kaq të lehtë sfidën me Teutën?
Nuk ka trajner që mund ta mendojë të lehtë ndeshjen përpara. Teuta e filloi shumë mirë lojën dhe ne u detyruam t’i presim dhe të mbroheshim më shumë. Na dha një ndihmë të madhe gabimi që u bë, pasi në futboll duhen edhe këto raste. Edhe pasi shkuam 2-0, Teuta reagoi shumë mirë, por ne patëm edhe fatin, pasi shënuam në aksionet pasardhëse. Na kënaq fitorja, pasi e ndjemë shumë edhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.

Gjithë këto vite karrierë, si ndihesh?
Ikën vitet, por nuk kam asgjë pishman. Kam qenë ndër të parët që kam dashur të jetoj në perëndim, por kur ikën të gjithë, unë mbeta sërish këtu.

Futbolli ishte më i bukur atëherë apo tani?
Tani nuk gjen dot më futbollistë si Ali Mema, por kjo nuk do të thotë që futbolli nuk ëshjë i bukur. Ashtu si çdo aspekt, edhe ky sport ka evoluar dhe është bërë më i bukur, me kalimin e viteve. Në kohën tonë, trajnerët nuk dinin metodika pune dhe kishin shumë pak njohuri për mënyrën se si duhet stërvitur një skuadër, ndërsa sot gjen trajnerë të përgatitur edhe në ligat e ulëta, ndaj futbolli është shumë i bukur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco