Te Milani e kanë me arbitrin/ Leonardo: Jokorrekt, ndikoi në rezultat

Te Milani e kanë me arbitrin/ Leonardo: Jokorrekt, ndikoi në rezultat

07:56, 07/04/2019

Milan duket i tërbuar pas humbjes kundër Juventus dhe në epiqendër ka venë arbitrin Fabbri, mbi të gjitha për një penallti të mohuar në rastin e prekjes së topit me dorë të Alex Sandro.

Lidhur me këtë ka folur për Sky Sport edhe drejtuesi kuqezi, Leonardo.

 “Çfarë është thënë është thënë. Do doja ta shihja edhe një herë episodin, faulli me dorë dukej mëse i qartë. Jemi të pakënaqur për skuadrën pas një paraqitje shumë të mirë në këtë stadium. Pastaj të dalësh me 0 pikë për shkak të gabimeve arbitrare, është për të ardhur keq. Arbitri ka qenë jokorrekt në zgjedhje dhe dialogu me lojtarët tanë ishte jokorrekt. Kartoni i verdhë për Çalhanoglu ishte i pashpjegueshëm. Ka ndikuar mjaftueshëm ndeshjen. Nuk dua të bëj polemika për gjëra që shkojnë përtej futbollit, por jam i pakënaqur”, është shprehur Leonardo.

Sa i përket të ardhmes së trajnerit Gattuso, ai është shprehur:

“Unë dhe Rino njihemi prej 20 vjetësh. Gjithçka mbi të është e qartë”.

Sa i përket një mundësie që talenti i Juventus Kean të kalonte në Milano në janar, Leonardo ka thënë: “Në janar mund të flasim për 90 lojtarë e të marrim vetëm 2. Kean tani doli në skenë dhe shpërthehu, por është përtej mundësive tona për momentin. Por kemi folur”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco