Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Isco i bindur, ja çfarë vendos për të ardhmen

Isco i bindur, ja çfarë vendos për të ardhmen

01:01, 07/04/2019

Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për Iscon, i cili e gjeti veten në stol për shumicën e ndeshjeve me Santiago Solarin. Mirëpo, 26-vjeçari dëshiron të vazhdojë në Real Madrid.

Kontrata e mesfushorit me Real Madridit është e  vlefshme deri në vitin 2022, me një klauzolë për shkëputjen e kontratës në vlerë prej 700 milionë eurosh. Ai nuk pranon të ketë dyshime për të ardhmen e tij: dëshiron vetëm të luajë në Santiago Bernabeu.

Ajo që mbetet të shihet është sesi e vlerëson Iscon trajneri Zinedine Zidane, i cili synon t’i largojë shumë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. Isco dëshiron të mbetet në Real Madrid, mirëpo qëndrimi i klubit nuk është ende i qartë.

Afati kalimtar i verës është i gjatë dhe tani jemi ende në pranverë, por Isco nuk është njëri ndër ata futbollistë të cilët mund t’ua ndryshojnë lehtësisht njerëzve të tjerë mendimin për ta.

Kur Isco e rinovoi kontratën e tij, ai ishte i vetëdijshëm që mund të largohet nga klubi, mirëpo vendosi të qëndrojë. Kjo mbetet ende dëshira e spanjollit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco