FOTO/ Ja renditja e Superligës pas humbjes së Partizanit dhe Kukësit

FOTO/ Ja renditja e Superligës pas humbjes së Partizanit dhe Kukësit

23:35, 06/04/2019

Mes shumë surprizash është mbyllur java e 27-të në Kategorinë Superiore.

Humbjet e Kukësit dhe Partizanit ishin surprizat më të mëdha pasi verilindorët që u mposhtën 2-1 përballë Kastrioti, ndërsa “të kuqtë” humbën me rezultatin 3-1 përballë Luftetarit, shkruan SYRI.net.

Tre vendet e para, Partizani, Kukësi dhe Teuta u mundën, dhe mbeten në të njëjtat pozicione, po me aq pikë, përkatësisht 54 të kuqtë, 45 verilindorët, dhe 43 ekipi i Shkëmbit.

Tirana ndërlikon akoma edhe më shumë situatën në zonën e ftohtë pasi edhe këtë javë është mposhtur me rezultatin 1-0 përballë Flamurtarit.

Luftëtari në vendin e shtatë, shkon në 34 pikë pas fitores me Partizanin. Tirana mbetet e teta, me 30 pikë, ndërkohë që afrohet Kastrioti, me 27 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco