Barcelona i jep fund garës për titull, Atletico ‘viktima’ e radhës

Barcelona i jep fund garës për titull, Atletico ‘viktima’ e radhës

22:46, 06/04/2019

Barcelona marshon e qetë dhe e sigurt drejt titullit kampion në La Liga.

Katalanasit e drejtuar nga Ernesto Valverde fituan me rezultatin 2-0 përballë Atleticos dhe tashmë thellojnë diferencën në +11 pikë me vendin e dytë.

Që nga minuta e 28’ Atletico Madrid në këtë takim luajti me 10 lojtarë pasi Diegi Costa u ndëshkua me kartonin e kuq për shkak të fyerjes së rëndë ndaj gjyqtarit kryesor.

Pa shkuar te goli të dy skuadrat kishin raste të pastra për shënim por dy portierët ishin sipër nivelit duke neutralizuar gjuajtjet që vinin në drejtim të porës.

Në minutën e 85’ ishte Luis Suarez që shënoi një gol të jashtëzakonshëm në hyrjen e zonës, shkruan SYRI.net.

Vetëm 2 minuta më vonë, ishte argjentinasi Lionel Messi, i cili me shumë lehtësi duke mposhtur portierin Jan Oblak, për të vulosur fitoren e Barçës.

Katalanët i kanë dhënë fund garës për titull pasi thelluan diferencën me vendin e dytë në +11 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco