Barça merr lajmin e madh para duelit në Champions kundër Man United

Barça merr lajmin e madh para duelit në Champions kundër Man United

21:42, 04/04/2019

Ousmane Dembele ka lënë pas shqetësimet që kishte dhe është rikthyer në stërvitje me grupin e plotë të Barcelonës.

Sulmuesi francez, është kthyer në stërvitje para ndeshjeve shumë të rëndësishme që Barcelona do t’i zhvillojë: me Atletico Madridin të shtunën (LaLiga), e Manchester Unitedin të mërkurën (Champions League).

Francezi kthehet pas një problemi në muskujt e kofshës, lëndim që e pësoi muajin e kaluar në fitoren 5-1 kundër Lyonit në Champions League.

Pritej që Dembele të mungojë kundër United, me ndeshjen e parë që do të luhet me 10 prill dhe ajo e kthimit gjashtë ditë më vonë në Camp Nou.

Dembele pritet të aktivizohet në duelin e fundjavës kundër Atletico Madridit dhe në mesjavë ndaj Manchester United.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco