Icardi rikthehet me gol tek Interi, Spalletti thotë këto fjalë

Icardi rikthehet me gol tek Interi, Spalletti thotë këto fjalë

08:17, 04/04/2019

Trajneri Luciano Spalletti rigjeti Icardin me gol dhe arriti të kthente Interin te fitorja.

Pas 3 pikëve me Genoan, në kampin zikaltër tashmë janë më të qetë për zonën Champions, por trajneri kërkon akoma më shumë nga Icardi.

“Çështja Icardi? Me këtë merrni ju, unë merrem me paraqitjen e skuadrës, që ka qenë shumë e mirë dhe na ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme. Ju flisni vetëm për ata që shënojnë ose japin asiste, por nëse skuadra nuk luan mirë, ai duhet të kërkojë ta ndihmojë. Ekipi duhet t’i krijojë kushtet që ai të shënojë, por duhet të japë më shumë. Është e vështirë të krijosh lojë nëse luan me 9 lojtarë në vend se të luash me 10. Gjithsesi, Icardi ka bërë një ndeshje të mirë, mund të kishte shënuar një gol tjetër”, deklaroi Spalletti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco