Shorti i lirë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Shorti i lirë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

22:38, 03/04/2019

Skënderbeu, Tirana, Kukësi dhe Luftëtari janë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të kualifikuara në Kupën e Shqipërisë.

Për përcaktimin e çifteve gjysmë finaliste, javën tjetër do të hidhet një short i lirë ndërmjet ekipeve, që nënkupton se çdo skuadër mund të përballet me secilën prej kundërshtarëve të mundshëm.

Takimet gjysmëfinale do të luhen 24 prill, ndeshjet e vajtjes, dhe 2 javë më pas, më 8 maj, ato të kthimit. Ndërkohë, finalja e madhe është parashikuar të luhet më 2 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco