Sherri mes presidentëve, policia procedon penalisht Laskën dhe Halilin

Sherri mes presidentëve, policia procedon penalisht Laskën dhe Halilin

22:28, 03/04/2019

Procedohen penalisht në gjendje të lirë presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe presidenti i Laçit, Pashk Laska.

Sipas njoftimit të policisë këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe situata ka degjeneruar në dhunë ndërmjet dy drejtuesve të klubeve të Kategorisë Superiore.

Laska së bashku me Halilin janë shoqëruar në komisariatin numër 6.

Kujtojmë që ditën e sotme Laçi fitoi me rezultatin 2-0 përballë Tiranës por u eliminua nga Kupa e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco