Ndeshje dramatike, Bajerni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Ndeshje dramatike, Bajerni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

21:53, 03/04/2019

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Heidenheim dhuroi emocione të shumta ku në total u shënuan 9 gola me rezultatin që u përmbys disa herë në duelin e vlefshëm për Kupën e Gjermanisë.

Ndeshja nisi mirë për Bayernin me golin e Leon Goretzkas që në minutën e 13-të.

Një karton i kuq i Niklas Sule, bëri që ndeshja të ndryshojë tërësisht.

Glatzel dhe Schnatterer shënuan për miqtë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Kjo bëri që trajneri Niko Kovac të bëjë disa ndryshime, duke futur në lojë, Lewandowskin dhe Coman.

Muller, Lewandowski dhe Gnabry realizuan 3 gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin në 4-2 në favor të bavarezëve.

Por me ketë rezultat nuk ishin të kënaqur miqtë që arritën të shënojnë dy herë dhe ta barazojnë në 4-4.

Në fund ishte Lewandowski që shënoi sërish duke kualifikuar Bajernin në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco