Dalin detajet e sherrit/ Presidenti i Laçit shoqërohet në polici, goditi Refik Halilin

Dalin detajet e sherrit/ Presidenti i Laçit shoqërohet në polici, goditi Refik Halilin

21:41, 03/04/2019

Konfirmohet incidenti i ndodhur ndërmjet presidentit të Laçit, Pashk Laska dhe kreut të Tiranës, Refik Halili.

Laska raportohet të jetë shoqëruar në komisariatin numër 6 në Tiranë për shkak se dyshohet se ka goditur presidentin e Tiranës, Refik Halili.

Incidenti nuk ka ndodhur në ambientet e stadiumit por në hyrjen e qytetit të Tiranës në rrethrrotullimin e njohur si zona e "doganës".

Së bashku Pashk Laskën uniformat blu kanë shoqëruar edhe dy personat e tjerë që ishin në automjet me presidentin e Laçit.

Kujtojmë që ditën e sotme Laçi fitoi me rezultatin 2-0 përballë Tiranës por u eliminua nga Kupa e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco