Raportohet se u shoqërua në polici, ja e vërteta e ‘sherrit’ mes Halili-Laska

Raportohet se u shoqërua në polici, ja e vërteta e ‘sherrit’ mes Halili-Laska

21:03, 03/04/2019

Pas ndeshjes në Kupën e Shqipërisë raportohet një incident i ndodhur ndërmjet presidentit të Laçit, Pashk Laska dhe Refik Halilit.

Siç shkruan “Procesi Sportiv” në Facebook, Halili e ka denoncuar në polici Laskën për goditje, dhe më pas thuhet se policia e ka shoqëruar presidentin e Laçit në ambientet e komisariatit.

Në një situatë ku informacionet nuk dihen saktësisht, burimet brenda policisë bëjnë me dije për SYRI.net se presidenti i Laçit, Pashk Laska dyshohet se ka qëlluar Halilin jo në ambientet e stadiumit por në rrethrrotullimin e njohur si zona e "doganës" në hyrje të Tiranës.

Deri në këto momente policia ka dhënë informacione kontradiktore për situatën në fjalë.

Kujtojmë që ditën e sotme Laçi fitoi me rezultatin 2-0 përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco