Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shkëmbi i zhgënjyer me lojtarët: Luajtëm dobët dhe u shpërfytyruam!

Shkëmbi i zhgënjyer me lojtarët: Luajtëm dobët dhe u shpërfytyruam!

20:33, 03/04/2019

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur pas eliminimit ka Kupa e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i skuadrës durrsake ishte i zhgënjyer nga disa lojtarë dhe me reagimin e dobët të skuadrës pas golit.

"Bëmë një pjesë të parë të mirë, porn në të dytën ishim të plogët. Luajtëm dobët, dhe u shpërfytyruam. Më vjen keq, nuk dukeshim ekip. Na ka ndodhur disa herë këtë kampionat, dhe shpresoj të jetë hera e fundit. Bëtë gjithçka edhe me zëvendësime", tha ai.

I druheni karakterit të lojtarëve?

Nuk është vetëm problem rreshtimi, e para ishte se pas golit u shuajtëm. Gabonim edhe pasimet më elentare. Humbën shumë duele, dhe ekipi nuk ishte I gatshëm psikologjikisht të futej në lojë.

Pse mendoni se ndodh kjo gjendje e vakët psikologjike?

Mendoj se futbolli fillon edhe nga çështje individësh, del edhe në çështje grupi. Të gjithë kemi gabimet tona, por humbëm përqendrimin, humbël luftën. Nuk ishim gati të reagonim. Kur shkuam 1-0, u duk sikur arbitri duhej të mbyllte ndeshjen. Nuk bëhet vetëm me fjalë, por edhe gjatë javës duhen lojtarë që të japin shkëndija në stërvitje. Teuta me shumë ekspertë në ekip. Në 7 ndeshjet e fundit, keni pësuar në 6 takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco