Trajneri i Kukësit i kënaqur pas kualifikimit: Duam finalen e Kupës

Trajneri i Kukësit i kënaqur pas kualifikimit: Duam finalen e Kupës

19:45, 03/04/2019

Trajneri i Kukësit, Ramadan Ndreu ka folur pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë.

Në një prononcim për “Supersport”, Ndreu u shfaq i kënaqur me ekipin e tij dhe ka përgëzuar skuadrën për arritjen.

"E vërtetë, por ishte një ndeshje ku në përgjithësi u munduam të vendosim në fushë lojtarët që të jemi në balancë me sulmin e mbrojtjen. Vumë 2 pasqyra para mbrojtjes, që të ishim të kujdesshëm. Rama dhe Ethemi, Rexhinaldo dhe Shkurtaj, kishim 4 para, dhe mund të linim bosh mbrojtjen. E vetmja notë negative, fakti që Shkurtaj nuk shënon raste të pastra… Jam i kënaqur me veprimet e tij, por më vjen keq që nuk shënon. Në shumë momente, krijon, por nuk po finalizon dot. 2 pasqyra para mbrojtjes", tha ai.

Kë do donit në gjysmëfinale?

Të them të vërtetën, duke pasur parasysh që na avantazhonte rezultati 2-2, punuam shumë në aspektin psikologjik, që ta fitonim ndeshjen, sepse ky rezultat të huton. Duhet angazhim i jashtëzakonshëm, sepse Kupa ka specifikë të veçantë. Duhet ta vlerësosh që në ndeshjen e parë. Të gjitha duan finalen, dhe japin maksimumin. Të gjitha që janë e ty, duan vlerësim maksimal.

Tani ndeshjet i keni çdo 3 ditë. Është në gjendje që kjo skuadër të luajë kaq shpesh, duke parë anën fizike?

Sot e kisha frikën e fundit. Është një periudhë që duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Deri në momentet e fundit nuk shfaqëm probleme. Kemi një favor, që lojtarët e dëmtuar po na kthehen. Po fillojmë edhe freskimin e skuadrës. Nga ndeshja në ndeshje, do e kalojmë me sukses edhe kampionatin dhe Kupën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco