Pa Messin, Argjentina merr këtë rezultat në miqësoren me Marokun

Pa Messin, Argjentina merr këtë rezultat në miqësoren me Marokun

23:27, 26/03/2019

Argjentina lë pas zhgënjimin e humbjes 1-3 ndaj Venezuelës në Madrid, pasi arriti të triumfonte 0-1 në miqësoren e dytë të muajit mars ndaj Marokut në Tanger.

Pa Lionel Messin, por me dyshen Dybala-Lautaro Martinez në sulm, skuadra e Scalonit edhe pse bëri një lojë të mirë nuk kishte saktësinë e duhur para portës deri në minutën e 84-t.

Ndryshimet e shumta të bëra nga trajneri i La Selecion dhanë efektin e tyre pozitiv me Angel Correan që i ardhur në fushë nga stoli realizoi golin e fitores për Argjentinën, duke rikthyer buzëqeshjen te përfaqësuesja albiceleste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco