Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Përmbysje të pabesueshme të Suedisë, Danimarkës e Greqisë. Rezultatet

FOTO/ Përmbysje të pabesueshme të Suedisë, Danimarkës e Greqisë. Rezultatet

23:10, 26/03/2019

U luajtën këtë mbrëmje disa prej ndeshjeve të grupeve eliminatore të Euro 2020, njofton Syri.net.

Në fushë kanë zbritur Spanja dhe Italia, të cilat kishin ndeshje relativisht të lehta, duke mos i diskutuar fitoret.

Italia ka marrë një fitore bindëse 6-0 kundër Lihtenshtejnit, ndërsa Spanja 2-0 në transfertë me Maltën.

Suedia bën përmbysjen e madhe, duke fituar 3-2 në transfertë me Norvegjinë, edhe pse ndodhej në dizavantazhin e 2 golave.

Të pabesueshmen bëjnë edhe Danimarka, e cila nga 0-3, barazon 3-3 në Zvicër, ashtu sikurse edhe Greqia nga 0-2 arrin të barazojë 2-2 në fushën e Bosnje-Herzegovinës.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e takimeve të sotme. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco