Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Italia shpërthen ndaj Lihtenshtejnit, merr kreun e grupit

VIDEO/ Italia shpërthen ndaj Lihtenshtejnit, merr kreun e grupit

22:44, 26/03/2019

Italia luajti në “Tardini” të Parmës ndeshjen e dytë në grup kundër modestëve të Lihtenshtejnit, duke arritur fitoren e dytë radhazi, shkruan Syri.net.

Pas fitores 2-0 me Finlandën, të besuarit e Roberto Mancinit shpërthejnë ndaj Lihtenshtejnit, duke shënuar 6 gola.

Rezultati u zhbllokua me Sensin që në minutën e 17-të, ndërsa Verati dyfishoi në të 32-tën.

Më pas, skena ishte e gjitha për Kualjarelën. Sulmuesi shënoi dy gola me penallti në minutat 35’ dhe 45+3’, duke thyer edhe rekordin e Panuccit, dhe tashmë është ai golashënuesi më i vjetër i Italisë.

Kombëtarja e Mancinit, gjeti golin edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me talentin e Juves, Moise Kin, dhe Pavoletin, duke siguruar kështu fitoren e dytë në dy ndeshje, teksa golavarazhi është 8-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco