‘Veterani’ Kualjarela zbret Panuccin nga ‘froni’ i Italisë. Mësoni arsyen

‘Veterani’ Kualjarela zbret Panuccin nga ‘froni’ i Italisë. Mësoni arsyen

21:43, 26/03/2019

Fabio Kualjarela shënoi mbrëmjen e sotme një dopjetë në takimin që Italia po luan ndaj Lihtenshtejnit, në kuadër të eliminatoreve të Europianit 2020.

Në minutat 35’ dhe 45+3’,  veterani i Italisë, me golat e tij, të dy nga pika e bardhë e penalltisë, theu edhe një rekord.

Me moshën e tij prej 36 viteve e 54 ditëve, Kualjarela është tashmë futbollisti më i vjetër që shënon për Kombëtaren e Italisë, duke vendosur një rekord absolut.

Për koinçidencë, ky rekord mbahej nga ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, i cili golin e fundit e kishte shënuar 35 vjeç e 2 muaj, kur shënoi ndaj Rumanisë më 13 qershor të 2008-ës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco