Milani dhe Interi bien dakord për stadiumin e ri

Milani dhe Interi bien dakord për stadiumin e ri

20:49, 26/03/2019

Milani dhe Interi kanë rënë dakord për ndërtimin e stadiumit të ri dhe janë gati të paraqesin në Komunën e Milanos projektin e ri.

Impianti do të jetë në bashkëpronësi të dyja ekipeve dhe do të ndërtohet në zonën e parkimit të stadiumit aktual.

Rasti më optimist është që ky stadium të përfundojë në sezonin 2022-2023, por kjo ngjason disi e vështirë.

Alesandro Antonelo, Administratori i Interit, ka thënë: “Jemi duke punuar për këtë ide bashkëpunimi të plotë me Milanin duke pasur parasysh që stadiumet janë esenciale në procesin e rritjes së klubeve. Kemi disa detaje të vogla për të rregulluar, por kushtet janë pjekur dhe së shpejti do të kemi gati një projekt për t’ia çuar Komunës”.

“San Siro” do të vazhdojë të ekzistojë deri në momentin që do të ndërtohet stadiumi i ri. Kur të përfundojë impianti i ri atëherë do të shembet “arena” e famshme e futbollit italian dhe jo vetëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco